Kosova përgatitet për garën në Beograd!

Boksi

Kosova përgatitet për garën në Beograd!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2021 Në ora: 12:37
Kosova përgatitet për garën në Beograd!

Kombëtarja e Kosovës përgatitet për Kampionatin Botëror në boks, që do të mbahet në javën e katërt në Beograd.
Boksierët synojnë që të janë në formën më të mirë të mundshme.

Synimet e tyre janë që të tregojnë paraqitje sa më të mirë në Beograd.

“Selektori Besim Brahimi bashkoi boksierët e përzgjedhur të dy grupmoshave para kampionatit Evropian për të rinj U18 që do të mbahet në Budvë (Mali i Zi) nga 12-22 tetor dhe Kampionati Botëror për seniorë që do të mbahet në Beograd nga 24 tetor deri me 6 nëntor.

Këto përgatitje janë të mirëseardhura para këtyre garave të mëdha që i presin boksierët tanë.

Boksierët e rinj të moshës 17-18 vjeçare, 57 kg Lorent Murati, 67 kg Loris  Idrizi, 71 kg Leotrim Muli dhe 86 kg Taulant Jakupi. Boksierët senior 54 kg Bashkim Bajoku, 63.5 kg Shpëtim Bajoku dhe 71 kg Patriot Behrami”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat