Scott: Wilder sot mund t’i bëjë të gjitha

Boksi

Scott: Wilder sot mund t’i bëjë të gjitha

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 13:24
Scott: Wilder sot mund t’i bëjë të gjitha

Malik Scott, trajneri i boksierit amerikan Deontay Wilder, u shpreh se “nxënësi” i tij sot ka më shumë rrugëzgjidhje për të shkuar te suksesi ndaj Tyson Fury se sa në të shkuarën.

Scott zuri vendin e ish-trajnerit Mark Breland, i shkarkuar nga Wilder pas humbjes që pësoi në shkurt të 2020-ës.

“Deontay, sipas meje, ka sunduar në divizionin e peshës së rëndë, e ka mbrojtur titullin 10 herë dhe këtë gjë e ka bërë duke përdorur vetëm një armë: I hidhte rivalët me KO falë grushtit të tij të fuqishëm.

Rrallëherë ai mund të përdorte 2 apo 3 alternativa nga arsenali i tij”, tha Scott.

“Ajo që unë bëra ishte të hyja brenda tij dhe të shihja gjithë arsenalin e mundshëm që ai kishte brenda vetes. Deontay Wilder sot mund t’i bëjë të gjitha, unë thjesht i nxora ato nga brenda tij gjatë fazës përgatitore.

Ndaj sot ai ka shumë rrugëzgjidhje për të shkuar te fitorja dhe kjo do të na ndihmojë të rifitojë titullin”, tha Malik Scott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat