Zymberi e Halili: Referimi skandaloz në Kampionatin e Kosovës në boks

Boksi

Zymberi e Halili: Referimi skandaloz në Kampionatin e Kosovës në boks

Nga: K.Goca Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:10
Zymberi e Halili: Referimi skandaloz në Kampionatin e Kosovës në boks

Musli Zymberi, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, njëherësh përfaqësues në klubin e boksit Drita nga Gjilani, së bashku me Nazim Halilin, trajner i KBO Drita, reagojnë ashpër në lidhje me referimin në Kampionatin e Kosovës, që u mbajt në Mitrovicë.

Zymberi e Halili thonë se referimi ka qenë skandaloz..

Ata janë të shqetësuar me atë çka ndodhi në Mitrovicë. 

 “Kampionati individual i Kosovës në boks, i mbajtur mē 1,2 dhe 3 tē muajit tetor nē Mitrovicē. Në këtë kampionat mori pjesē edhe klubi i boksit Drita nga Gjilani, ku nga gjashtë garues (në mesin e tyre një femër, e cila nuk pati kundërshtare në grupmoshēn e vet), tre u kualifikuan për në finale.

Prezantimi i tyre ishte në nivelin e dëshiruar, çka ndodhi? Që të tre garuesit sipas shumë ish boksierëve duhet që tē shpallen fitues, njëkohësisht të bëhen edhe kampion Kosovēs, por referimi skandaloz ua mori këtë titull. Po e fiiloj nga i pari, Endrit Maliqi në peshën 54 kg, grupmosha 2007, bëri një prezentim të shkëlqyeshēm, në fund referët me vendim 3:2 fitues e shpallën bokserin kundërshtar.

I dyti Donat Syla i cili boksoi në peshēn +82, grupmosha 2005, tregoi një shkollë boksi, për çudi edhe kësaj here m, fitues e shpallēn kundërshtarin e tij me vendimin e gjyqtarëve 3:2. Ndarja e drejtësisë më skandalozja, u bē në meçin e Erdonis Maliqit, i cili jo që boksoi nē nivel Europian, por demonstroi të gjitha elementet e shkathtësisë bujare. Me përfundimin e meçit kundërshtari i tij, vjen e përshëndetet me ne trajnerët e Dritës, dhe na thotë: ‘Unë kam vetëm dhjetë meçe”, gjë që ishte i vetëdijshēm për humbje.

Të gjithë tē pranishmit kur prisnin që Erdonisi të shpallet fitues, gjyqtarët e shpallin fitues kundërshtarin e tij me të njëjtin rezultat 3:2. Pas kësaj Erdonisi vendos që më në Kosovë nuk do ta vazhdojē karrierën.

Kjo mënyrë e ndarjes së drejtësisë nuk na qon askund. Bindja ime është se, nuk vlerësohen boksierët por poentohen trajnerët, e them këtë duke u bazuar në kritikat që i bëjmē, dhe që jemi të pa nënshtruar, këta po hakmerren tek garuesit. Një proverb thotë: ‘Nuk ka çka i ban gomarit, e i bjen samarit’.

Kjo ndarje e “drejtësisë” në këtē mënyrë, mendojnë tē na disiplinojnē, grupin e kritikëve. Nuk e di deri kur do t’ju dhezë formula përqajë e sundo!”, reagojnë Zymberi e Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat