Ndasi në boksin e Kosovës, kryetari i shoqatës së trajnerëve në luftë me gjyqtarët

Boksi

Ndasi në boksin e Kosovës, kryetari i shoqatës së trajnerëve në luftë me gjyqtarët

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:22
Musli Zymberi

Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Boksit të Kosovës, Musli Zymberi, është pothuajse në luftë me Shoqatën e Gjyqtarëve të Boksit të Kosovës.

Ai së fundi si përfaqësues i Dritës nga Gjilani, reagon ashpër duke thënë se referimi ka qenë skandaloz në Kampionatin e Kosovës, që u mbajt nga 1-3 tetor në Mitrovicë.

Ky është treguesi më i mirë se ka çarje apo ndasi të mëdha në mes shoqatës së trajnerëve dhe asaj të gjyqtarëve.
Musliu kërkon drejtësi nga gjyqtarët, ndërsa sipas tij, së fundi janë dëmtuar rëndë si klubi i Dritës por edhe disa klube tjera. 

Kjo dëshmon se nuk ka rehati mes Zymberit dhe gjyqtarëve. 

Raste të rralla janë në sport, ku në një shtëpi dalin kundër njëri – tjetrit. Duket një dalldisje apo jo!

Kjo po ngjan në boksin e Kosovës, kryetari i trajnerëve kundër  gjyqtarëve sepse e dëmtuan rëndë, sipas tij në Mitrovicë. Çfarë po ngjan me boksin e Kosovës?

Musli Zymberi nuk është hera e parë që del kundër, edhe në të kaluarën e ka bërë këtë dhe sërish i ka fituar zgjedhjet në shoqatën e trajnerëve, duke treguar fuqinë e tij dhe askush nuk guxon t’i reagojë kur e thotë fjalën e tij.

Ai sërish ankohet, kësaj radhe kritikon ashpër gjyqtarët, duke i quajtur skandaloz në referim.

"‘Nuk ka çka i ban gomarit, e i bjen samarit’.

Kjo ndarje e “drejtësisë” në këtē mënyrë, mendojnë tē na disiplinojnē, grupin e kritikëve. Nuk e di deri kur do t’ju dhezë formula përqajë e sundo!”, klshtu ka reaguar Zymberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat