Krasniqi për meçin Fury - Wilder

Boksi

Krasniqi për meçin Fury - Wilder

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 18:21
Krasniqi për meçin Fury - Wilder

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të luftojnë edhe një herë mes vete për rripin e WBC-së.

Lidhur me këtë meç, një mendim e ka dhënë edhe Luan Krasniqi.

Ish-boksieri shqiptar ka thënë se Fury është i preferuari i tij. Sipas tij, Fury mund të dalë fitues, nëse është përgatitur mirë mendërisht dhe fizikisht.

“Tyson Fury vs Deontay Wilder, pjesa e tretë. Fury është i preferuari për mua, ai është më i kompletuar i peshave të rënda. Me të, pyetja është: A është ai i përgatitur fizikisht dhe mendërisht, ashtu siç kërkon një luftë e tillë?

Nëse është kështu ai do të fitojë” - ka shkruar Krasniqi në faqen e tij zyrtare në "Facebook".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat