Skandal, Serbia përmes Nikoliqit dorëzon 100 bileta në Kosovë dhe siguron dy autobusë...

Boksi

Skandal, Serbia përmes Nikoliqit dorëzon 100 bileta në Kosovë dhe siguron dy autobusë...

Nga: Kemajl Goca Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:43
 Skandal, Serbia përmes Nikoliqit dorëzon 100 bileta në Kosovë dhe siguron dy autobusë...

Skandalet nuk kanë të ndalur nga serbët në Kosovë. Ata nuk njohin institucionet e Republikës së Kosovës!

Rasti i fundit është me boksin, ku Serbia shpërndan bileta për tifozët, ndërsa Federata e Boksit e Kosovës duket se nuk është në dijeni për këtë rast!

Babë e bir ishin në Kosovë dhe me një mision të caktuar! 

Është fjala për boksierin serb në kategorinë e peshave të lehta, 32-vjeçarin Marko Nikoliq dhe babai i tij Radisllavi.

Siç shkruan Federata e Boksit e Serbisë, ata vizituan popullin serb dhe monumentet historike, Graçanicën, Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Deçanit etj. 

Jo me kaq, skandali tjetër është se Radisllavi i lindur në një fshat në Therandë,  ishte mysafir i kryetarit të Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, ua dorëzoi 100 bileta, për të marrë pjesë në hapjen e Kampionatit Botëror të boksit për senior, që mbahet në Beograd, nga data 24 tetor.

 “Përveç kësaj, Nikoliq siguroi dy autobusë për tifozët e shkathtësive bujare nga Kosova dhe Metohia për t'i dërguar në Beograd dhe do t'i kthejnë ata pas spektaklit”, shkruan në faqen e federatës serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat