Fury dhe Wilder ndeshen për herë të tretë

Boksi

Fury dhe Wilder ndeshen për herë të tretë

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 11:14
Tyson Fury dhe Deontay Wilder

Dy boksierët do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në sfidën që luhet të dielën në orët e para të mëngjesit.

Do të jetë kjo hera e tretë që Fury dhe Wilder përballen mes vete, ndërsa ky meç do të luhet në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Kjo përballje është e vlefshme për titullin e peshave të rënda WBC ndërsa fituesi i këtij meçi pritet të përballet me Oleksandr Uysk vitin e ardhshëm.

Kjo ndeshje ishte paraparë fillimisht të luhet më 24 korrik, por u shtya për shkak se Fury rezultoi pozitiv në analizat për COVID-19.

Përballja e parë mes tyre e luajtur më 1 Dhjetor 2018 përbundoi baras, ndërsa më 22 Shkurt 2020 ishte Fury ai që fitoi me nokaut teknik në raundin e shtatë.

Wilder do të synojë hakmarrjen, mirëpo nuk do të ketë aspak të lehtë përballë Furyt që është shumë i motivuar.

Meçi do të zhillohet në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, rreth orës 03:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat