Fotoreporteri i njohur në Gjermani, tregon disa detaje të Haxhi Krasniqit dhe Dominic Boselit 

Boksi

Fotoreporteri i njohur në Gjermani, tregon disa detaje të Haxhi Krasniqit dhe Dominic Boselit 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2021 Në ora: 13:37
Fotoreporteri i njohur në gjermani, Eroll Popova dhe Haxhi Krasniqi

Mbrëmja e sotme pritet me drithërima. Në ring zbarkon trimi nga Kosova, Haxhi Krasniqi, me synim të mbrojë titullin e kampionit të botës në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë.  

Kundërshtari i tij është i njohur, gjermani Dominic Bosel. 

Krasniqi është përgatitur deri në pikën e fundit, zotohet se sonte do të shfrytëzojë tërë atomin që e ka për fitore dhe për të bërë të lumtur kombin shqiptar.

Image

Foto Eroll Popova

I madh dhe i vogël janë të orientuar me vesh e sy nga meçi Krasniqi – Bosel. 

Të gjithë shpresojnë në fitoren e djaloshit nga Juniku.

Fotoreporteri i njohur në Gjermani, Eroll Popova, tregon disa detaje ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai sonte është në Magdeburg, si gjithmonë kudo që është boksieri Haxhi Krasniqi. 

 “Disi po ia filloj me e përshkruar javën e fundit ku isha pjesëmarrës në konferencat sipas radhës ashtu siç ishin të caktuara për media.

Aty kam vërejt shumë gjëra, një kundërshtar të qetësuar por jo diçka ku mundem të themi wooow. I paska ndikuar trajneri që e ka ndërruar ky. 

Në anën e kundërt te Haxhiu vazhdimisht shoh fokusin që e ka dhe asnjë milimetër nuk ikë nga ky. 

Është në atë fazën ku e quajnë në tunelin dhe kurrsesi nuk bën me dal nga ‘binarët’ siç mundet të ndikon ndonjë shqetësim apo pengesë nga palat tjera apo atmosferike”, tregon Popova për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Ai flet për atmosferën që mbretëron para meçit. 

“Sa për atmosferën që e ka, ishin vazhdimisht më shumë përkrahës për Haxhiun (po ashtu edhe gjerman) se sa për kundërshtarin që është i afërt nga rajoni këtu. 

Image

Pra Haxhiu ka lënë shumë përshtypje të hatashme sikur në ring para një viti po ashtu edhe me sjelljet e tija nëpër intervista, ku gazetarët Investigativ u munduan me nxjerr ndonjë deklaratë pak më të nxehtë dhe ‘provokuese’ lidhje me meçin që e ka sonte. Besimin e kam si të parën herë të Haxhiu, se ky është më luftarak por edhe shumë e shumë më i disiplinuar se Böseli. 

Paramendo një shok i imi në besë me tregoj se ky (Böseli) porositi (pas orës 20.00) një döner për të ngrënë... Te Haxhiu kjo nuk vjen në shprehje se e ka ushqimin e caktuar dhe kurrsesi kësi ushqimi ku ka aq shumë vaj (yndyra). 

Haxhiu është siç edhe vet ai e ka deklaruar në top-formë dhe besoj se prapë me KO do ta fitojë këtë boksier edhe pse në shumë deklaratat e tij i ka zbutur! Po ashtu e ka përdorë edhe një sparing partner shqiptar (nuk është kurrsesi paragjykim për atë) se kështu ai ka ndie erën e shqiptarit qysh që dy muaj me radhë për meçin e radhës.

Sidoqoftë por pak a shumë edhe Televizioni Gjerman këtu shpreson që të kenë gjermanin fitues ‘vetëm për me pas material’, se pas këtij nuk kanë me boksierë (prodhime vendore) siç është ky. Dorën në zemër, Haxhiut kurrë nuk ja kanë mohu që është nga Kosova dhe këtë vazhdimisht e kanë thënë se është nga Kosova, nuk do të ia mohojnë për shkak të sjelljeve nga Haxhiu.

Ekipi si dhe tifozeria shqiptaro – gjermano që e përkrahin si shqiptar të Kosovës apo si njeri simpatik! Lutem të dalin të ‘dytë’ shëndosh nga ringu se me të vërtet kanë mu shkuar lufta deri në ‘gjak’ e pe nuk do të lëshojnë siç duket! Besoj në fitore për Haxhiun ashti si ndodhi para një viti”, përfundon Popova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat