Kjo i ndodhi Haxhi Krasniqit në luftë për titullin e botës

Boksi

Kjo i ndodhi Haxhi Krasniqit në luftë për titullin e botës

Nga: Kemajl Goca Më: 9 tetor 2021 Në ora: 23:26
Haxhi Krasniqi mposhtet

(E  plotësuar) - Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, nuk e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.

Haxhi Krasniqi humbi me vendim të gjyqtarëve ndaj gjermanit Dominic Bosel, në meçin që u zhvillua në Magdeburg.

Ky është sporti. Haxhi Krasniqi luftoi deri në pikën e fundit, por gjyqtarët vendosën për fitoren e gjermanit. 

Kështu votuan gjyqtarët: 114:115 për Haxhi Krasniqin, 115:114 për Dominic Bosel, 116:112 për Dominic Bosel.

Bosel iu hakmor Krasniqit dhe ia rimerr titullin në kategorinë gjysmë të rëndë.

Një mbrëmje zhgënjyese! Megjithatë u tregua luftë e madhe për gjatë 12 rundeve. Kjo humbje do të komentohet shumë sepse ishte apo jo vendim i drejtë i gjyqtarëve! Duket se Haxhi Krasniqi u dëmtua nga vendimi i gjyqtarëve.

Pritet vendimi i gjyqtarëve.

Rundi i 12-të, emocione të pafundme, një luftë pothuajse e barabartë deri me tash. Luftë e madhe.

Rundi i 11-të, Bosel ka paksa syrin e lënduar, ndërsa Krasniqi ka kujdesin e shtuar. Presion i madh! Krasniqi me të djathtën godet fuqishëm Boselin. 

Rundi i dhjetë, gjithnjë e më shumë po rritet presioni, po nxehet lufta dhe si njëri boksier po ashtu edhe pala tjetër, në kërkim të nokautit.  Krasniqi një aperkat me të djathtën ndaj rivalit.

Rundi i nëntë, emocione të mëdha në sallën në Magdeburg, sfiduesi Bosel po tregon përqendrim ndaj kampionit në fuqi.

Rundi i tetë, boksierët shkëmbejnë goditje. Gjermani është mirë i përgatitur dhe shumë i rrezikshëm. Përballje e barabartë deri me tash.

Rundi i shtatë, Krasniqi po mbrohet mirë, po vepron me shumë më të djathtën. Tifozët brohorasin Haxhi Krasniqi, Haxhi Krasniqi... Bosel shkëmben disa goditje.

Rumdi i gjashtë, Haxhi Krasniqi dhe Dominic Bosel, boksieri ynë tregon paraqitje të mirë, duke e goditur disa herë gjermanin.

Rundi i pestë, Bosel aktiv, po sulmon dhe po e vë në sprovë Krasniqin. Luftë pothuajse e barabartë. 

Rundi i 4-të, Haxhi Krasniqi po vepron me zgjuarsi me të djathtën e tij, duke e futur në pozicion të vështirë gjermanin.  Krasniqi pëson një goditje të papërshtatshme!

Rundi i tretë, shumë shqiptarë në palestër, i japin përkrahje të madhe Haxhi Krasniqit. Të dy boksierët po tregojnë maturi dhe herë - herë godasin njëri - tjetrin. 

Rundi  dytë, luftë e madhe, ndërsa Haxhi Krasniqi godet disa herë. Edhe Bosel është aktiv herë - herë i rrezikshëm, luftë e madhe në ring.

Përfundon rundi i parë, ishte mjaft dinamik nga të dy boksierët.

Rundi i parë, lufta e madhe. Jehonë kënga besa besë.

Intonohet himni, atmosferë e zjarrtë në Magdeburg.

Me këngë drithëruese shqipe, Haxhi Krasniqi në ring. 

Bosel drejt ringut, e pret Haxhi Krasniqi!

23.50, Pritet çdo moment të del Haxhi Krasniqi. Meçi do të fillojë rreth orës 23:55, ka konfirmuar për Artmotion, menaxheri i Krasniqit, Luan Dreshaj.

23.37: Mijëra shikues janë në palestër.

Informacioni i fundit, Haxhiu në ring pritet të zbarkojë rreth orës 23.50.

Pritet të nis meçi rreth orës 23.30.

Pas orës 23.00 Haxhi Krasniqi do të del në ring për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë.

Krasniqi përballet me gjermanin Dominic Bosel, që zhvillohet në Magdeburg.

Atmosferë brilante është në Magdeburg, ka edhe shumë bashkatdhetarë që po e përkrahin.

Krasniqi është i motivuar deri në pikën e fundit, me ngulm kërkon fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat