Ish-boksieri Muriqi: Kundërshtari nuk ka vetëbesim, Krasniqi mbron titullin sonte

Boksi

Ish-boksieri Muriqi: Kundërshtari nuk ka vetëbesim, Krasniqi mbron titullin sonte

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 23:45
Elvir Muriqi

Ish-boksieri i famshëm kosovar, Elvir Muriqi, vlerëson se boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi sonte do të mbrojë titullin e Kampionit të botës në në versionin WBA/IBO.

Muriqi në “Sports Show” deklaroi se gjithçka sonte është në favor të Krasniqit.

“Edhe kësaj radhe fiton Haxhia, është gjithçka më e lehtë për të dhe gjithçka është në favor të tij. Kundërshtari nuk ka vetëbesim në vete pasi ka humbur vitin e kaluar”.

“Haxhia fiton gjithsesi pasi gjithë mbështetjen e ka e po ashtu është i përgatitur edhe psiqikisht edhe fizikisht e edhe emocionalisht”, tha Muriqi.

Kujtojmë se Krasniqi për kundërshtar do të ketë gjermanin Dominic Bosel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat