Ky është momenti kur Tyson Fury e nokautoi brutalisht Deonaty Wilderin

Boksi

Ky është momenti kur Tyson Fury e nokautoi brutalisht Deonaty Wilderin

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 09:13
Fury dhe Wilder

Tyson Fury e ka dëshmuar edhe njëherë që është më superior se Deontay Wilder.

Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi.

Wilder boksoi mirë, por Fury tregoi se pse e meriton titullin e botës.

Gjatë 11 raundeve, pesë herë u rrëzuan boksierët. Fillimisht Wilder në raundin e tretë, pastaj Fury dy herë në raundin e katërt, Wilder sërish në raundin e 10 dhe në të parafundit Fury e nokautoi përfundimisht.

Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat