Pas nokautit brutal nga Fury, Wilder u dërgua në spital

Boksi

Pas nokautit brutal nga Fury, Wilder u dërgua në spital

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 10:05
Deontay Wilder

Deontay Wilder është dërguar në spital për tretmanin e nevojshëm pas nokautit që pësoi nga Tyson Fury.

Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi

Sipas Mirror Sport, Wilder u dërgua në Qendrën Mjekësore Universitare për t’u trajtuar pas meçit me Fury.

Gjatë 11 raundeve, pesë herë u rrëzuan boksierët. Fillimisht Wilder në raundin e tretë, pastaj Fury dy herë në raundin e katërt, Wilder sërish në raundin e 10 dhe në të parafundit Fury e nokautoi përfundimisht.

Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat