A është Kosova në Kampionatin Botëror në Beograd? AIBA: Boksierët nga 105 shtete do të marrin pjesë

Boksi

A është Kosova në Kampionatin Botëror në Beograd? AIBA: Boksierët nga 105 shtete do të marrin pjesë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2021 Në ora: 14:04
A është Kosova në Kampionatin Botëror në Beograd? AIBA: Boksierët nga 105 shtete do të marrin pjesë

Sot është data 10 tetor, fiks edhe 14 ditë hapet perdja e Kampionatit Botëror në boks, që do të mbahet në Beograd.

A do të merr pjesë Kombëtarja e Kosovës në Kampionatin Botëror, ende nuk ka asgjë zyrtare në faqen e Federatës Ndërkombëtare të Boksit – AIBA!

Sipas kësaj faqe, thuhet se kanë aplikuar 105 shtete!

AIBA vetëm njofton  se 105 shtetet e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por nuk ka dhënë emrat e shteteve pjesëmarrëse. Vetëm dihet se fituesi i medaljes së artë shpërblehet me 100 mijë euro, i argjendi me 50 mijë dhe i bronzti me 25 mijë euro.   

“Boksierët nga 105 shtete do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror - XXI të boksit për meshkuj në Beograd. Numri i boksierëve të regjistruar është 650, që është rekord në historinë e turneut”, thuhet në faqen e tyre.

Kosova duhet të kërkojë me ngulm pjesëmarrjen me simbole shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat