Kush do të jetë sfiduesi i radhës për Tyson – çfarë thotë babai i Furyt

Boksi

Kush do të jetë sfiduesi i radhës për Tyson – çfarë thotë babai i Furyt

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 00:09
Tyson

Promovuesi i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, ka dhënë opinionin e tij lidhur me meçin e radhës së Tyson Fury.

Shumëkush është duke dashur të dijë se kush do të jetë kundërshtari i kampionit të pamposhtur të WBC-së pas nokautit sensacional që i shkaktoi Deontay Wilderit në fundjavë.

Dy boksierët në kategorinë e peshave të rënda u ndeshën për të tretë herë dhe britaniku regjistroi fitoren e dytë kundër amerikanit (derisa një herë ishin ndarë baras).

Hearn beson se sfiduesi i radhës për Gypsy King duhet të jetë Dillian Whyte. Ky i fundit fillimisht duhet të përballet me Otto Wallin më vonë gjatë këtij muaji dhe në rast të fitores do të bëhet rival obligativ për titullin WBC.

“Dillian Whyte është kundërshtari i detyrueshëm për Tyson Fury dhe kjo do të konfirmohet brenda 30 ditësh. Natyrisht, Dillian ka një meç të madh në O2 me Otto Wallin, por ai është sfiduesi i detyrueshëm për Tyson Fury”.

“Është një meç brilant. Do të doja ta shihja Tysonin sërish në Mbretërinë e Bashkuar. Ai nuk ka boksuar në Mbretërinë e Bashkuar qe tre ose katër vite. Është një duel i madh për këtë divizion”, ka deklaruar Hearn për iFL TV, shkruan telegrafi.

Në anën tjetër, babai i Tyson, John Fury, dëshiron që djali i tij të ndeshet me Oleskandr Usyk, i cili e mposhti Anthony Joshuan dhe ia rrëmbeu titujt në WBA, IBF, WBO dhe IBO – në kërkim të kampionit të padiskutueshëm.

“Ai duhet ta kërkojë Usyk ose askënd, sipas meje. Usyk duhet të jetë i radhës ose asgjë. Nuk do të merresha me të tjerët, ata nuk janë në nivelin e Tyson”, ka deklaruar babai i Furyt për talkSPORT. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat