Afrim Majanci: Referimi në përgjithësi ka qenë katastrofë në Kampionatin e Kosovës në boks

Boksi

Afrim Majanci: Referimi në përgjithësi ka qenë katastrofë në Kampionatin e Kosovës në boks

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2021 Në ora: 14:50
Afrim Majanci: Referimi në përgjithësi ka qenë katastrofë në Kampionatin e Kosovës në boks

Legjenda e boksit, Afrim Majanci, kontribuesi i madh i viteve të 90-ta (1991-1999), i cili sfidoi pushtuesin serb, aktualisht anëtar i Bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, kritikon ashpër referimin në Kampionatin e Kosovës në boks, që u mbajt me 1-3 tetor në Mitrovicë.

Ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, trajneri i spikatur, e quan referim katastrofë në Mitrovicë.  
Majanci është i shokuar nga referimi. 

“Respekt për dy boksierët të cilët i përgëzoj për boksin e treguar janë shumë talentë.

Referimi në përgjithësi ka qenë katastrofë, do referë nuk i kisha lanë as afër sallës e jo më me referu.

Sa i përket meçit Shala - Maliqi referët gabuan se më i mirë ka qenë Maliqi”, komenton Majanci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat