Shumë ankesa e kritika për gjyqtarët e boksit të Kosovës! Kush është fajtori i kësaj gjendje?  

Boksi

Shumë ankesa e kritika për gjyqtarët e boksit të Kosovës! Kush është fajtori i kësaj gjendje?  

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:04
Shumë ankesa e kritika për gjyqtarët e boksit! Kush është fajtori i kësaj gjendje?  

Drita nga Gjilani, Gjakova 137, Prizreni, po ashtu anëtari i bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, Afrim Majanci, pastaj Musli Zymberi, kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës, ankohen e kritikojnë për referimin në Kampionatin e Kosovës në boks, që u mbajt në Mitrovicë nga data 1-3 tetor!

Mëkat të dëmtohen boksierët, duke iu referuar ankesave të lartpërmendurve! 

Çfarë po ngjan me referimin në boksin e Kosovës? A është punuar në 20 vitet e fundit? Pse gjithë këto ankesa e revoltë nga ana e klubeve?

Kush duhet të marrë përgjegjësinë?

Përderisa edhe Afrim Majancin e quan referimin katastrofë, e për disa referë thotë se nuk do t’i kisha lejuar të hyjnë as në ring, ky është një shqetësim i madh.

Pse gjithë këto ankesa?

Ankohet klubet nga qytetet e mëdha, Prizren, Drita e Gjilanit, Gjakova 137 dhe emri i madh i boksit Afrim Majanci. Edhe më interesant është se ankohen e kritikojnë protagonistë që janë brenda institucioni të federatës si Majanci e Zymberi, ky është treguesi më i mirë për gjendjen që po kalojnë!

Kush është fajtor i kësaj gjendje?  Raportohet se edhe Sefedin Braha është i pakënaqur me referim! Kah po shkojmë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat