Tony Bellew e “ulë në tokë” David Hayen, ia shuan ëndrrën për titullin e botës

Boksi

Tony Bellew e “ulë në tokë” David Hayen, ia shuan ëndrrën për titullin e botës

Më: 4 mars 2017 Në ora: 23:44
David Haye vs Tony Bellew.

Tony Bellew ka bërë befasinë e madhe në një natë spektakulare boksi në Londër, duke mposhtur David Haye.

Boksieri 34 vjeçar, në një atmosferë të jashtëzakonshme në ’02 Arena’ në Londër, ka arritur të mposht 36 vjeçairn David Haye, në një meç që zgjati 11 raunde.

Ishte Haye që në raundin e 11 dorëzojë meçin, duke mos mundur ta vazhdojë atë, si pasojë e goditjeve të rëndë që mori nga Bellew.

Image

Për Haye kjo ishte vetëm humbja e tretë në karrierë, i cili në të kaluarën ka qenë kampion bote në peshat e rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat