I forti Arlind Sulejmani

Boksi

I forti Arlind Sulejmani

Më: 19 mars 2017 Në ora: 20:03
Arlind Sulejmani

19 vjeçari Arlind Sulejmani ka vazhduar suksesshem rrugetimin e tij edhe ne vitin 2016. Ai, ne vitin qe lame pas pati zhvilluar dy meçe duke shenuar po aq fitore shume te rendesishme dhe duke ngritur rekordin e tij personal prej 8 fitoresh ne po aq meçe. Me keto dy fitore, Sulejmani renditet larte ne ranglisten boterore te “boxrec” -it, ne poziten 169-te nga gjithsejt 1609 boksier ne kategorine e mesme. Arsyeja pse Arlindi zhvilloi vetem dy meçe ishte sepse ai eshte student i fakultetit ekonomik , ku krahas boksit, rendesi te madhe i jep edhe shkollimit. Karrieren e ka para vetes. Edhe pse karrieren e boksierit profesionist e filloi shume i ri si 16 vjeçar , ai per tre vite karriere eshte deshmuar se ka kapacitet , ndersa qe koha do te deshmoje arritjet e tij, por do te mvaret nga puna dhe vullneti i tij , te cilit nuk i ka munguar asnjehere deri tani. Arlindi duelin e vertete e zhvilloi me 12 mars 2016 per titullin e kampionit boteror per te rinj “WBC Youth” . Ai ne kete meç te rendesishem, per kundershtar pati hungarezin me pervoje ZsigmondVass ( 8-2-0, 1 KO ). Ky duel ishte mjaft sfidues per Sulejmanin, por tregoi maturi dhe pjekuri te madhe , ndersa ne ring u pa se per çfare kishte hyre , pra vetem per te fituar. Kete perballje, Sulejmani e fitoi me nokaut ne raundin e pare , gje qe nuk e kishte pritur askush . Ishte kjo fitore aq e shpejte dhe bindese. Me kete triumf Arlindi edhe pse i ri, tregoi se ishte nje kampion I se ardhmes, ne rastin e pare qe iu dha ai nokautoi kundershtarin. Meçin e dyte e pati me 15 tetor 2016 me nje hungarez tjeter Peter Orlik ( 21-18, 3 KO ) . Kete duel Sulejmani e zhvilloi ne kategorine super -velter i percaktuar per tete raunde. Kundershtari i tij Orlik nje boksier me pervoje prej 41 meçeve ne boksin profesionist , ishte normale qe nuk ishte kafshate e lehte per boksierin tone. Kjo u vertetua edhe gjate duelit ku nuk ishe edhe aq i lehte per Sulejmanin, i cili ne raund te dyte u gjet ne dysheme pas nje pakujdesie duke pranuar nje goditje. Por u zgjua dhe vazhdoi duke e marre veten dhe me nuk lejoi t’i perseriste gabimet e veta , por edhe i vuri re ato te kundershtarit. Ne raundin e katert , pas nje rrebeshi goditjesh, hungarezit i demtoi arkaden. Ne perfundim te raundit te katert u kerkua nderhyrja e doktorit me çka meçi mori fund. Rivali nja Hungaria me nuk ishte i denje te vazhdonte duelin, pasi qe syri i tij kishte pesuar çarje te madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat