Bajrami e ka për kundërshtar argjentinasin

Boksi

Bajrami e ka për kundërshtar argjentinasin

Më: 23 mars 2017 Në ora: 14:36
Bajrami me Javier Sanabria

Shkolla e Arteve Marciale Bajrami nga Luzerni i Zvicrës në bashkëpunim me Klubin e Boksit Llapi organizojnë ndeshjen e uraganit shqiptar Tefik Bajrami për titullin e më të mirit të botës për versionin WBU (World Boxing Union).

Bajrami për kundërshtar do te ketë argjentinasin shumë të fortë Diego Javier Sanabria i cili ka 57 fitore dhe 5 humbje.

Ky manifestim i Boksit do të mbahet në sallën Krauer në qytetin e Kriensit afër Luzernit në Zvicër.

Uragani shqiptar ka gjithsej 12 meçe, 11 fitore dhe një humbje. Me 2015 Bajrami u shpall kampion i Evropës në Kosovë, me 2016 mbrojti titullin në Zvicër dhe me 2016 u shpall kampion ndërkontinental në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat