Boksi nuk është balet

Boksi

Boksi nuk është balet

Nga: Aziz Salihu Më: 27 mars 2017 Në ora: 19:33
Aziz Salihu

Debate

Kosova është një gurrë e pashterueshme me boksierë të talentuar dhe që me pak investime mund të arrijnë suksese të mëdha! Boksierë kemi pasur boll, por na kanë ikur. Është gjynah që po ikin shkaku i kushteve dhe faji është i njerëzve që merren me këtë veprimtari dhe nuk i krijojnë kushte. Boksierët shkojnë diku ku ka kushte më të mira. Boksi është numër një, që e ka dëshmuar edhe në të kaluarën, duke sjellë suksese të mëdha nga arena ndërkombëtare.  Boksi mundet me bërë gjëra të mëdha, me avancuar shumë përpara dhe të jemi shembull për të gjithë. KBO Prishtina ka qenë pesë herë kampion në ish Jugosllavi dhe më e mira në Evropë. Të gjithë duhet ta dinë se boksi nuk është balet, dhe për atë ushtron dhe bokson. Kushtet? Për kushte faji është edhe i shtetit, sepse duhet të kemi njerëz që të merren me këto organizime dhe të gjejnë mundësi më të mira sa i përket kushteve. Më së pari biznesmenët duhet ta ndihmojnë boksin dhe të japin për të. Vetëm 20 për qind e të ardhurave të vijnë në boks kushtet do të ishin më ndryshe dhe do të krijohet një klimë e favorshme, dhe boksierët do të na sjellin edhe medalje olimpike, evropiane e botërore. Jemi...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat