Federata e Boksit e Kosovës ka ndëshkuar dy boksierë, të cilët i kanë llogaritur si shpresat më të mëdha. Fjala është për boksierët Violant Sylejmani i KBO Drita nga Gjilani dhe Dielli Vranoci i KBO Pejës, të cilët janë dënuar me nga 6 muaj nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës.
Boksieri Violant Sylejmani, është i habitur nga ky dënim dhe sipas tij as që është njoftuar. “Dënimin nuk mundem me komentuar sepse, nuk jam marrë në pyetje unë për asgjë”, tha Sylejmani për gazetën kombëtare “Bota sot”. A është e vërtet që keni refuzuar kombëtaren të boksoni në turneun ‘Pavarësia’?
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)