Vranoci i përgjigjet federatës: nuk jam marrë në pyetje bash për asgjë

Boksi

Vranoci i përgjigjet federatës: nuk jam marrë në pyetje bash për asgjë

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2017 Në ora: 10:54
Vranoci

Boksieri i Pejës, Dielli Vranoci, së bashku me Violant Sylejmani, janë dënuar nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës, me preteks se nuk kanë pranuar të boksojnë për kombëtaren e Kosovës për turneun ‘Pavarësia’. Vranoci nuk e ka komentuar dënimin. “Nuk mundem me komentuar dënimin, se unë nuk jam marrë në pyetje bash për asgjë”, ka thënë Vranoci për gazetën kombëtare "Bota sot". Sipas federatës, ju keni refuzuar kombëtaren e Kosovës për turneun ‘Pavarësia’? “Jo nuk është e vërtet, neve na kanë thirr me boksuar njëri kundër Shqipërisë e tjetri kundër Mali të Zi, jo në mes veti. Në fund e kemi kuptuar që kemi me boksuar kundër njëri - tjetrit edhe nuk kemi pranuar, por edhe në 81 kg kanë qenë tre boksierë dhe asnjë nuk doli me ring edhe pse ishin në matje dhe ata dikush duhet me fol edhe për këtë”, përgjigje Vranoci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat