Në vitet e 80-ta, një boksier me ngjyrë kundër Aziz Salihut

Boksi

Në vitet e 80-ta, një boksier me ngjyrë kundër Aziz Salihut

Nga: Kemajl Goca Më: 30 mars 2017 Në ora: 18:25
Aziz Salihu kundër kubanezit në vitet e 80-ta

Aziz Salihu poston një fotografi me kundërshtarin e tij, kubanezin, me të cilën u rrah në vitet e 80-ta. “Fitore kundër kubanezit dikur në vitet e 80-ta”, shkruan ‘Zizi’. Një fotografi emocionale, ku shihet ‘Zizi’ se sa i lumtur ishte për fitoren e madhe në at periudhë. Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 kujton me krenari të kaluarën e tij, për faktin se ka qenë i vetmi shqiptar nga Kosova që kishte fituar medalje olimpike, për të cilën u dashtë të pritet plot 32 vjet. Tani Kosova ka Majlinda Kelmendin, kampionen olimpike të xhudos.  Një duhet ta sqarojmë, Salihu atëkohë boksojë në petkun e shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Ndryshe, Salihu ka qenë njeriu që ka sakrifikuar shumë, ka qenë i përndjekur e i rrahur nga regjimi kriminal i Serbisë, në vitet e 90-ta kur Kosova ishte e okupuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat