"Më 01.04.2017 në Dortmund bokseri Besart Nimani në ring"

Boksi

"Më 01.04.2017 në Dortmund bokseri Besart Nimani në ring"

Më: 31 mars 2017 Në ora: 07:06
Besart Nimani

Bokseri i mirënjohur Besart Nimani nga Bielefeld do ta ketë Meqen e radhës në Dortmund, po atë ditë do të boksoj Marco Huck në Versionin WBC vs Maris Briedis

Besart Nimani do ta ketë Meqen me kundershtarin nga Gjeorgjia Paata Varduashvili i cili i ka 44 Meqe, 30 Fitore, 12 Humbje, ky Meqe do të jetë vetëm një Meqe me 8 Runde.

Besart Nimani me pregaditjet e tij është i bindur që Meqen do ta fitoj me sukses.

Besart Nimani shprehet që ky vit do të jetë  viti i suksesit të tij, duke marrë parasysh se tani pranë vetit ka një staf profesionist që e pregaditin Besartin për fitore.

Besart Nimani ka pasur oferta, kontrata të majshme nga promotorët gjerman me famë botërore që ta ndërroj emrin dhe mbiemrin shqiptarë por, Besarti nuk e ndërron emrin dhe mburret me emrin shqiptarë. Zhvillimin e Meqes në Dortmund do ta përcjellin TV botrore të ndryshme siq është: SPORT 1, 1 RUSIS, BOX - NATION TV nga Britania e Madhe etj, kurse është për të ardhur keq kur mediat tona si: RTK, TV21, KTV, etj nuk janë prezent ti jepin përkrahje sportistit, bokserit të mirënjohur Besart Nimani nga Belifeldi!

Shpresojmë se mediat tona duhet ta kenë parasysh sportistët që gjenden në Europë duhet t'i përkrahin dhe ti motivojnë bokserat tanë, talentat tanë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat