Nimani para supersfidës në Gjermani

Boksi

Nimani para supersfidës në Gjermani

Nga: Halit Nezaj Më: 31 mars 2017 Në ora: 18:59
Nimani

Boksieri shqiptar Besar Nimani do të boksojnë në Westhalle Dortmund të Gjermanisë kundër boksierit nga Gjeorgjia, Paata Varduashvili. Meçi zhvillohet me 1 prill. Besar Nimani i lindur në Mitrovicë ka këto tituj: IBF Intercontinental Champion, Kampioni IBF Evropian, BDB-Kampion i Gjermanisë. Nimani bokson në kategorinë gjysmë e mesme, 22 meçe 21 fitore, 18 fitore me KO dhe 1 humbje me KO. Besari është shumë i përgatitur fizikisht dhe psikikisht dhe gjendet në top formë. Ne gjithë shqiptarët shpresojmë që Besari do të shkëlqej në ketë mbrëmje. Në këtë mbrëmje do të mbroj titullin edhe Christina Hammer kampione e 5-fishtë e botë e cila posedon tituj: WBO, WBA, WBA dhe do të përballet me kundërshtaren Maria Lindberg nga Suedia.

Kurse kajmaku i mbrëmjes do të jetë kampioni Marco Huck vs Briedis. E gjitha do të transmetohet në televizionin më të njohur të Gjermanisë RTL (22.30). Marco Huck, WBC kampion duhet ta mbroj titullin WBC-IBO. Marco Huck ka prejardhjen shqiptare, i ati i tij është shqiptar nga Sanxhaku. Kampioni i botës në kategorinë Cruiser Marco Huck i cili deri tani e ka mbrojtur titullin e botës 12 herë dhe kështu së fundmi është shpallur Superchampion në WBO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat