Pritje dhe koncert festiv për boksierin Erzen Rrustemi

Boksi

Pritje dhe koncert festiv për boksierin Erzen Rrustemi

Më: 1 prill 2017 Në ora: 07:27
Erzen Rrustemi

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot organizohet pritje speciale për boksierin Erzen Rrustemi, kampion i botës në peshat e rënda, i ligës profesionale, WBF.

Pritja organizohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari", ku Rrustemi dhe Haziri mbajnë konferencë për media.

Kurse në mbrëmje Sheshin "Agim Ramadani" në Gjilan mbahet koncert festiv me moton “Mirë se vjen kampion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat