Boksieri prishtinas bamirës, me iniciativë interesant

Boksi

Boksieri prishtinas bamirës, me iniciativë interesant

Nga: K. Goca Më: 6 prill 2017 Në ora: 18:26
Gazmend Gashi

Gazmend Gashi, prej boksierëve më të mirë të Kosovës, punon me përkushtim, por këto ditë ka bërë një iniciativë shumë interesante e cila do të konkretizohet me 8 prill në orën 11.00 në Qëndrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Ish-boksieri i Prishtinës dhe i kombëtares së Kosovës, Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot” deklaroi se ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për organizimin e një kampi.

“Unë Gazmend Gashi me vijimin e trajnimeve në Akademinë Elita  si grup do te organizojmë t'i bëjmë disa aktivitete bamirëse, personalisht kam shprehë dëshirën të organizoj eventin dhe të aktivitetit fizik sportiv dhe së bashku të ju ndihmojmë familjeve në nevojë. Shpresoj të vini grup të organizuar me ndihma mund të ofroni sa keni mundësi si të holla, veshje apo ushqime primar. T'i gëzojmë jetimët të kontribuojmë se bashku!”, tha Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat