Abdullahu: Serbin e kam gjunjëzuar pa mëshirë

Boksi

Abdullahu: Serbin e kam gjunjëzuar pa mëshirë

Nga: Avdyl Salihu Më: 14 prill 2017 Në ora: 18:35
Abdullahu

Luftëtari i ringjeve në MMA, Agim Abdullahu (115kg), ka zbuluar për “Arena RING” ka zbuluar se në muajin tetor në Linz të Austisë do të zhvilloj duelin e tij të radhës edhe atë për titull bote, kundër polakut Tomasz Czerwinski. Përgatitjet është duke i zhvilluar në Austri dhe ndihet për momentin shumë mirë. “Përgatitjet po i zhvilloj në Linz dhe mendoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante sepse kundra meje do kemë një luftar që garon që moti në arenat botërore.

Andaj ftoj të gjithë të më përkahjin pasi për herë të parë po del një shqiptar për kampion bote në MMA”, tha Abdullahu. Ndryshe, Ndeshjen e fundit Abdullahu e zhvilloi kundër serbit Kristijan Golluboviç, ndërkohë që ai edhe më tej kërkon revansh për ta mposhtur sërish. “Serbin e kam mposht pa mëshirë dhe dua sërish të takohem me të, sepse ai është një kriminel lufte që ka luftuar edhe në Kosovë, ku ka qen luftëtar i Arkanit”, tha Agimi. Cekim se, Agim Abdullahu u lind me 27 Nëntor 1979 në fshatin Bradash të Podujevës. Si 12-vjeçar u largua për në Austri me familje. Me 18-vjeçar filloi të merret me kick-box. Ai ka zhvilluar afër 25 ndeshje në kick-boxin amator dhe profesional, ku ka pasur mjaft suksese. Në vitin 2005 kalon në kick-boxin profesional, në konkurrencën deri 83 kg në kategorinë gjysmë të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat