Haxhi Krasniqi: Është rasti im i fundit...

Boksi

Haxhi Krasniqi: Është rasti im i fundit...

Nga: Fitim Dika Më: 17 prill 2017 Në ora: 13:34
Haxhi Krasniqi

Boksieri i kategorisë super të mesme, Haxhi Krasniqi do të përballet në “Ditën X” më 22 prill në ‘Messe’ të Erfurtit, kundër ish-kampionit botëror në kategorinë super të mesme të WBO, Arthur Abraham. Kjo mund të rezultojë ndeshja e fundit e Abrahamit, nëse humbë kundër shqiptarit. “Ky është rasti i fundit për një kampion Bote” thotë Krasniqi rreth ndeshjes së pas pak ditëve. “Katër muajt e fundit kanë qenë shumë intensive dhe të rënda.

Në malet e Bayernit jam stërvitur më së shumti që mund të arrihet në këtë kohë. Kundër Abrahamit pres ndryshimin e roleve,” tha Krasniqi për mediat gjermane. Ndeshjet e 22 prillit mund të shikohen drejtpërsëdrejti në MDR në programin ‘Sport im Osten – Boxen live’ pas orës 22:30. Përveç Krasniqit - Abrahamit do të zhvillohen edhe ndeshje tjera të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat