Haxhi Krasniqi: Do të ketë vetëm një fitues

Boksi

Haxhi Krasniqi: Do të ketë vetëm një fitues

Nga: Fitim Dika Më: 18 prill 2017 Në ora: 19:47
Haxhi Krasniqi

Me 22 prill do të mbahet meçi i shumëpritur mes dy boksierëve Haxhi Krasniqi dhe Arthur Abraham (37). Krasniqi ka rastin e fundit, duhet të fitojë për të shpresuar të garojë në kategoritë më të rënda dhe për t’u bërë kampion i botës, ndërsa Abraham nëse nuk fiton do të thotë automatikisht pensionim nga boksi. Të dy kanë 50 meçe, ku Haxhiu ka 46 fitore dhe 4 humbje (17 me KO), ndërsa Abrahami 45 fitore dhe pesë humbje (30 me KO). 37-vjeçari ishte kampion në kategorinë super të mesme në WBO deri në muajin prill të vitit 2016, kur humbi ndaj kampionit të tanishëm Gilberto Ramirez.  Haxhi Krasniqi:, tha se: “Gjithçka çfarë kam ushtruar në gjashtë muajt e fundit do të  tregoj të shtunën. Shpërblimi i saj duhet të jetë fitore e pastër dhe rasti për kampion bote!” Në lidhje me kundërshtarin e tij, shqiptari shprehet:

“Për Arthurin kam respekt maksimal. Një emër i madh, që ka arritur gjithçka. Por në ring do të ketë vetëm një fitues dhe unë kam punuar shumë për t’u bërë kampion botëror. Vetëm unë jam gjithmonë aktiv, i zellshëm dhe i disiplinuar”. Ndërsa trajneri i shqiptarit, Magomed Schaburov, shprehet: “Ne kemi ushtruar, gjatë dhe e kemi menduar meçin e kundërshtarit. Dy javët e fundit jemi në relaksim”.  Arthur Abraham thotë se: “Pavarësisht kush qëndron përpara meje, unë duhet ta fitoj. Nuk dua ta nënvlerësoj Haxhiun, ne respektojmë njëri-tjetrin. Por në ring është diçka tjetër. Unë dua dhe do të fitoj!”. Trajneri i Abraham, Ulli Wegner shprehet: "Për Arthurin është gjithçka! Është rasti i fundit e tij për t’u bërë kampion. Tani duhet ta merr seriozisht”. Në Erfurt është quajtur edhe “Dita X” ndërsa llogaritet si mbrëmje polarizuese dhe do ketë mega vëmendje. Secili fans i boksit ka pritur një meç të tillë. Organizuesit janë të kënaqur pasi vetëm 100 bileta kanë mbetur të pa shitura. Për të gjithë të interesuarit biletat mund të porositen në SES-Ticket-Hotline.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat