Krasniqi luftoi, por nuk ia doli ndaj Abrahamit

Boksi

Krasniqi luftoi, por nuk ia doli ndaj Abrahamit

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2017 Në ora: 23:07
Haxhi Krasniqi-Arthur Abraham

(E plotësuar)- Boksieri Haxhi Krasniqi luftoi deri në fund, por nuk ia doli ndaj Arthur Abraham. Armeno - gjermani tani i hapët rrugat që të luftojë për titullin e botës në kategorinë super të mesrme në versionin WBO, me meksikanin Gilberto Martinez. Rundet e fundit kanë qenë vendimtarë në fitoren e Abrahamit, i cili fitoi ndaj shqiptarit nga Kosova.  

Kjo humbje assesi nuk duhet ta shqetësojë as të dëshpëroi kryetrimin tonë, sepse edhe humbja është pjesë e sportit. Ai boksojë mjaft mirë, por si duket në rundet e fundit nuk ishte në at ritmin më të mirë të tij, por faktikisht edhe Abraham dëshmoi përvojën që ka për faktin se së paku 22 herë ka qenë në luftë për titullin e botës. Mbi të gjitha, Krasniqi luftoi për 12 runde, por humbi me vendim unanim të gjyqtarëve. Krasniqi me gjithë humbjen duhet të jetë ballëlartë , sepse dhuroi boks mjaft të mirë ndaj një kundërshtarit shumë të fortë. 

Rundi i 12-të: Abraham me përvojë të gjatë, Krasniqi u mundua vazhdimisht që të ruhet nga ndonjë goditje e papritur. Tani pritet vendimi i gjyqtarëve.

Gjithçka e paqartë.

Rundi i 11-të: Vërehet edhe një lodhje te Krasniqi ndaj Abrahamit që po tregohet shumë i fortë.

Rundi i dhjetë: Abraham po tregon kapacitetin e tij, i rrezikshëm në këto momente. 

Rundi i nëntë: Luftë shumë e fortë, emocinuese. Abraham boksoi mirë. 

Rundi i tetë: Krasniqi godet edhe me të majtë. Krasniqi bëri një paraqitje të mirë, por edhe Abraham jashtëzakonisht i rrezikshëm. Krasniqi ka treguar një luftë shumë të mirë dhe ka dominuar ndaj Abrahamit.

Rundi i shtatë: Luftë e fortë ndërmjet dy boksierëve. Abraham është i papërshtatshëm.

Image
Arthur Abraham

Rundi i gjashtë: Abraham po e përdorë tërë arsenalin e tij, Krasniqi po mbrohet për mrekulli dhe tenton për ta kundërgoditur. Rundi i pestë: Abraham mjaft i rrezikshëm, duke goditur disa herë Krasniqin. Elektrizohet atmosfera edhe më shumë. Krasniqi merr veten, stabilizohet dhe ruhet me mençuri. Gjyqtari qorton Abrahamin për goditje të papastra, pas kokës. Rundi i katërt: Pak është lagur dyshemeja, por është rregulluar dhe meçi vazhdon. Krasniqi ka gjatësinë, një element i jashtëzakonshëm. Abraham mundohet të kundërsulmojë. 

Rundi i tretë: Krasniqi e nisë shumë bukur, godet mjaft bukur. Krasniqi është më i lëvizshëm, godet anash e  direkt. Krasniqi lufton me të gjithë mekanizmin që ka dhe të sulmojë nga të gjitha anët. Abraham po mbrohet mirë dhe kërkon rastin për t'i kundërvënë.

Në rundin e dytë, Haxhiu është jashtëzakonisht mirë i përgatitur dhe tenton vazhdimisht të godas. Haxhiu godet fortë në një moment ndaj Abrahamit. Të dy boksierët po luftojnë ashtu si dinë e u ka hije. 
Rundi i parë, të dy boksierët taktizojnë dhe shikojnë se ku mund të gjejnë pikat e dobëta të njëri-tjetrit. Krasniqi ka disa goditje të mira dhe është paksa në epërsi kryetrimi ynë. Në sallë brohoritjet Haxhi, Haxhi, Haxhi.  

Intonohet himni i Gjermanisë, të gjithë në heshtje.

 

Mbi 12 mijë shikues në palestër, armosferë elektrizuese, dy të fuqishmit në ring, Haxhiu e Arthuri, kush më i fortë?

Pas Haxhiut edhe Arthur Abraham drejt ringut, elekrizohet atmosfera.

Haxhi Krasniqi me ecje ritmike, me një qetësi e i rezervuar ngjitet në ring. Në fytyrën e tij shihej një optimizëm për fitore. 

Krasniqi ngjitet në ring, me këngën e bukur të Elvana Gjatës. 

Fituesi i këtij meçit do të ndeshet me Gilberto Ramírez në luftë për titullin e kampionit të botës. 

Sipas asaj që shihet në sallë, është një atmosferë e zjarrtë dhe të gjithë me emocione e presin meçin kryesor Krasniqi-Abraham.

Gjithçka është gati për supermeçin ndërmjet kryetrimit shqiptar, boksierit Haxhi Krasniqit dhe armeno-gjermanit, Arthur Abrahamit. Supersfidë kualifikuese për titullin e botës në kategorinë super të mesme në versionin WBO.

Në meçin që zhvillohet në Erfurt të Gjermanisë dhe ku shumë shqiptarë janë të pranishëm në sallë për t'i dhënë zemër Haxhi Krasniqit drejt fitores së madhe.

Mbi 12 mijë shikues në palestër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat