Plas skandali pas meçit Krasniqi-Abraham, gjakoset boksieri

Boksi

Plas skandali pas meçit Krasniqi-Abraham, gjakoset boksieri

Më: 23 prill 2017 Në ora: 11:25
Boksieri tjetër armen, Karo Murat ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë

Boksieri armen, Karo Murat e ka pësuar shumë keq pas meçit ndërmjet Robin Krasniqit dhe Arthur Abraham.

Një skandal i madh ka shpërthyer pas meçit ndërmjet Robin Krasniqit dhe Arthur Abraham, ku boksieri tjetër armen, Karo Murat ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë.

Bild njofton se disa persona kanë sulmuar Karo Murat, të cilit ia kanë qarë buzën, vetëm pak minuta pas meçit të armenit tjetër Abraham.

Besohet se Abraham dhe Murat që vijnë nga Armenia nuk kanë marrëdhënie të mira, për shkak se vijnë nga dy provinca të ndryshme që janë në konflikt me njëra tjetrën.

Image

Përplasja e boksierit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat