Disa sportistë vizituan Ramush Haradinajn

Boksi

Disa sportistë vizituan Ramush Haradinajn

Më: 24 prill 2017 Në ora: 12:32
Gjatë vizitës

Në Strasburg të Francës, në organizimin e Ambasadorit të boksit shqiptar z. Halit Nezaj vizituan ish-kryeminstrin Ramush Haradinaj. “Si kurrë një herë me parë rrugët e qytetit te Strasburgut, ishin me te frekuentuara me qytetarët shqiptarë. Karvani i madh i bashkëkombësve vinin nga qytetet e ndryshme të Gjermanisë, nga Speyeri, Mannheimi, Müncheni, Stuttgarti, Frankfurti, Ausburgu e  nga qytetet e ndryshme të Zvicrës, nga Belgjika, Austria, Danimarka Luksemburgu, Kroacia si dhe shtete te tjera, ku gravitojnë shqiptarë.

Pikërisht kishin ardhur për tu takuar me legjendën e gjallë të luftës me gjeneralin dhe ish kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj. Të gjata ishin radhët e bashkëkombëseve dhe të vogla ishin tri sallat e Hotel La regnet Contades te cilat ishin te rezervuara enkas për shqiptarë.

Shqiptarët kishin ardhur për tu takuar me legjendën e gjallë njeriun qe i dha vulën ndritur historisë dhe Epopesë se lavdishme të UÇK-së z. Ramush Haradinaj, që çmimin e lirisë se Kosovës familja Haradinaj e pagoi shumë shtrenjtë por nuk u dorëzua dhe nuk do te dorëzohet kurrë para sfidave dhe kurtheve te pabesa që i sjellin armiqtë tanë shekullor”, shktruan Nezaj. Ishin prezent poeti Neki Lulaj, pastaj elita e filmit dhe kinomatografisë filmike mjeshtri i karatesë dhe kampion i shumëfishtë në Zvicër z. Agron Pajaziti, elita e boksit, si z. Muharrem Gjocaj, Labinot Xhoxhaj, boksier; Ardian Maliqi, boksieri; Shëndritë Hotijani, veprimtari Metë Nezaj, zt. Kamer Maloku, Mentor Mushkolaj dhe shumë të tjerë”, tregon Nezaj.

Poeti Neki Lulaj, pas shtrëngimit te duarve me z. Ramush Haradinaj, shpalosi mbështetjen e parezervë që i bëhën juve i nderuar gjeneral dhe foli ne veçanti për rendësin e këtij takimi. Me pastaj ja dhuroi librin ‘Kodi i tokës’,  etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat