Haxhi Krasniqi flet më në fund, tregon arsyen e humbjes

Boksi

Haxhi Krasniqi flet më në fund, tregon arsyen e humbjes

Nga: K. Goca Më: 26 prill 2017 Në ora: 12:11
Pamje nga meçi

Boksieri i mirënjohur shqiptar, Haxhi Krasniqi, nuk e ka ndërmend të dorëzohet, ani se javën që e lamë pësoi humbje në meçin eliminator për titullin e botës, nga armeno-gjermani Arthur Abraham. Ai ka postuar një shkrim në profilin e tij në facebook, duke paralajmëruar të ardhmen e tij. “Miq të dashur, ju falënderoj nga ZEMRA për mbështetjen tuaj madhështore në duelin më të madhe të karrierës time.

Abraham të shtunën fitoj me 1 ose 2 raunde epërsi ndaj meje dhe ia uroj fitoren, por ai shpesh-herë përdori goditje të palejueshme që nuk i takojnë sportit të boksit. Megjithatë e pranoj humbjen dhe do të mësoj shumë nga ajo. I falënderona të gjithë tifozëve, ekipit tim, miqve dhe familjes time dhe sponsorëve të kësaj ndeshje. Do të rikthehem edhe më i fuqishëm!”, shkruan Krasniqi, i cili bokson në kategorinë super të mesme në versionin WBO. Krasniqi ka falënderuar edhe televizionet që ka transmetuar meçin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat