Vëllezërit nga Fusha-Kosova dikur boksierë me renome, por sot...

Boksi

Vëllezërit nga Fusha-Kosova dikur boksierë me renome, por sot...

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2017 Në ora: 14:49
Mehmeti majtas e Shefkiu djathtas

Kosova si gjithmonë ka pasur sportistë të mëdhenj në disiplinat e ndryshme sportive. Të paktën janë ata që nuk i njohin vëllezërit Bogujevci, Mehmeti e Shefkiu, të cilët janë nga fshati Bresje e Fushë-Kosovës. Mehmeti ka qenë nënkampion i botës në vitin 1978 në boksin amatorë, kurse Shefkiu një nga boksierë e shquar.

Në fakt, dy boksierë me renome, çfarë bëjnë sot? Mehmeti është tash e një kohë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, kurse Shefkiu para një kohë u zgjodh selektor i kombëtares së Kosovës. Përderisa Mehmeti është merakli me dalë e me shëtitë, Shefkiu i kushtohet fort punës përreth shtëpisë. Kjo fotografi është para gati më shumë se 30 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat