Joshua - Klitschko apo “Meçi i Vitit”

Boksi

Joshua - Klitschko apo “Meçi i Vitit”

Më: 28 prill 2017 Në ora: 17:40
Anthony Joshua e Wladimir Klitschko

Gjithçka është gati për “Meçin e Vitit’ në boks. Boksieri anglez Anthony Joshua do të ballafaqohet me ukrainasin Wladimir Klitschko. Supermeç që pritet me kureshtje pothuajse në tërë botën, do të zhvillohet në Wembley. Ky meç cilësohet si "Meçi i Vitit" mes dy boksierëve të shquar dhe që sjellin emocione në mesin e tifozëve. Ky meç është i vlefshëm për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO. Boksieri 41-vjeçar nga Ukraina ka deklaruar se nuk i trembet aspak kundërshtarit më të ri në moshë. Ai pretendon se është i përgatitur maksimalisht dhe beson e shpreson se do të shënojë fitore ndaj britanikut.  Ukrainasi do ta ketë shumë vështirë, por beson në cilësitë e tija.

Klitschko vjen në këtë dyluftim pasi ka pësuar disfatën e tij të parë në 11 vitet e karrierës së tij si profesionist në nëntorin e vitit 2015 përballë një tjetër boksieri anglez, Tyson Fury. Joshua, kampion në fuqi i versionit IBF e mbrojti titullin në muajin prill të e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin. Ai është shfaqur nervoz në konferencën për shtyp por gjithsesi se është i bindur se do ta mposhtë ukrainasin. Joshua është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka fituar 18 ndeshje radhazi me K.O dhe pyetjes nëse e mendonte disfatën nuk ju përgjigj ndërkohë që Klitschko e cilësoi në këtë mënyrë këtë duel. “Do të përballem me një djalosh që ka aq vjet sa unë kam kaluar në boks. Për mua kjo është një mundësi e mirë. Ndihem ende i ri, i uritur, dhe i përqendruar në objektivin tim për ti ngritur duart lart si fitimtar”, ka thënë Klitschko. Rivali i tij Joshua i lindur në Londër ashtu si Klitschko është i gjatë 1.98 metra. Të dy kanë qenë kampionë olimpikë, anglezi që ka fituar në Londër 2012 e përkufizoi kështu përballjen. “Ky është një hap drejt madhështisë dhe kam vetëm një gjë në mendje, të fitoj! Nuk është e komplikuar , kjo nuk është shkencë, është thjesht një duel. Unë nuk kam frikë, jam një luftëtar dhe eci me moton: fito, mbrohu, ec përpara!”, ka thënë Joshua para meçit që mbahet nesër. I pyetur se si do të reagonte në rast humbjeje, ai është përgjigjur: “Vërtet nuk e di, nuk kam humbur kurrë dhe nuk e di si është ajoi ndjenjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat