Mediat gjermane: Dueli i jetës për Klitschkon

Boksi

Mediat gjermane: Dueli i jetës për Klitschkon

Më: 29 prill 2017 Në ora: 09:39
Wladimir Klitschkos

Mediat gjermane vëmendje të jashtëzakonshme po i japin duelit mes Anthony Joshuas dhe Wladimir Klitschkos që zhvillohet sonte mbrëma (e shtunë).

Joshua dhe Klitschko përballen nga ora 23:00 në Wembley të Londrës për të zhvilluar një nga duelet më interesante ndonjëherë në boksin botëror.

Dhe, për mediat gjermane ky duel është në fokus të veçantë.

“Klitschko, dueli i jetës së tij”, është kryetitulli i ballinës së gazetës më të madhe gjermane Bild, që precizon se ndeshja ndaj Joshuas mund të jetë përcaktuese për karrierën e boksierit ukrainas me pasaportë gjermane.

Arsyeja për këtë sipas mediave gjermane është se Klitschko pritet të përfundojë karrierën nëse humbë këtë duel, por sipas disa analistëve ai mund të ketë edhe së paku një duel tjetër në vjeshtë pasi që ka kontratë edhe për tri ndeshje me televizionin RTL.

Nga ana tjetër të tjerë ekspertë në Gjermani nuk e shohin më Klitshchkon në ring pas duelit sonte si në humbje si në fitore, pasi që pritet që ai të shfrytëzojë këtë skenë dhe këtë nivel të këtij dueli për t’i dhënë fund karrierës së tij madhështore.

Rreth 90 mijë shikues pritet të jenë prezent në Wembley për atë që konsiderohet dueli i dekadës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat