Lennox Lewis: Mos e përjashtoni Klitschkon si fitues

Boksi

Lennox Lewis: Mos e përjashtoni Klitschkon si fitues

Më: 29 prill 2017 Në ora: 10:08
Lennox Lewis

Boksieri i njohur, Lennox Lewis, beson se Wladimir Klitschko do të jetrë i përkushtuar që të dëshmojë kundër kritikëve të tij vlerat ndaj Anthony Joshuas në duelin që zhvillohet të shtunën mbrëma.

Boksieri ukrainas synon që t’i ri fitojë titujt e tij në IBF dhe WBA kur të ngjitet në ring ndaj 27 vjeçarit.

Por, 41 vjeçari nuk ka luftuar që prej duelit me Tyson Furyn në nëntor të vitit 2015 dhe Lewis që ka përvojë në duele të tilla dhe vështirësitë për rikthim, thotë se nuk bën të përjashtohet një fitore e Klitschkos ndaj Joshuas që nuk ka asnjë humbje ende.

“Të gjithë thonë se Klitschko është i vjetër, ai nuk mund të luftojë më. Mentalisht, ai dëshiron t’ua dëshmojë të gjithëve të kundërtën, sepse kjo është ajo që unë kam dashur të bëj dikur”.

“Dhe, nëse e shikoj atë, Klitschkon nuk e kam parë asnjëherë në formën më të mirë. Ne jemi gati për një luftë shumë të mirë”, deklaroi Lewis.

Lewis pranon se madhësia e Joshuas është brengë për ekipin e tij para testit më të vështirë në karrierën e tij, sidomos nëse ai dështon ta kryejë duelin në raundet e para.

“Ai ka shumë peshë. Kjo mund ta bëjë diferencën. Të hyshë në ring me një peshë të tillë është e vështirë. Është shumë muskul për të lëvizur përreth në 12 runde. Ai duhet që të shikojë dhe të përmirësojë qëndrueshmërinë e tij dhe të sigurohet që të jetë 100 për qind në ring”, përfundoi Lewis deklaratën e tij për Sky Sports.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat