Luan Krasniqi zgjedh fituesin e duelit Joshua – Klitschko

Boksi

Luan Krasniqi zgjedh fituesin e duelit Joshua – Klitschko

Më: 29 prill 2017 Në ora: 15:12
Luan Krasniqi

Luan Krasniqi ka parashikuar duelin mes Anthony Joshua e Wladimir Klitschko.

Luan Krasniqi beson se Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko kanë shanse të barabarta për të fituar në ballafaqimin e tyre në Wembley.

Por, ai parasheh se secili prej tyre ka një fazë të meçit që i përshtatet më shumë.

“Joshua është më i rrezikshëm në raundet e para, aty edhe mund të fitojë”, deklaroi Krasniqi.

“Por, nëse dueli shkon deri në fund, Klitschko do t’i ketë shanset e tij”, theksoi ai.

Image
Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat