Joshua arrin në “Wembley”, shikoni çfarë po ndodh

Boksi

Joshua arrin në “Wembley”, shikoni çfarë po ndodh

Më: 29 prill 2017 Në ora: 20:11
Wembley

Anthony Joshua – Wladimir Klitschko, është meçi që janë duke e pritur të gjithë me padurim dhe tashmë stadiumi “Wembley” ka filluar të mbushet.

26 vjeçari, Anthony Joshua, i cili është ende i pamposhtur në karrierën si profesionist ku ka fituar 18 ndeshje radhazi, që të gjitha me K.O – ka arritur në stadium dhe duket tejet i qetë para duelit që cilësohet si i shekullit.

Ky duel vlen për kurorën botërore në peshat super të rënda të versioneve WBA, IBF, dhe IBO.

Klitschko vjen në këtë dyluftim pasi ka pësuar disfatën e tij të parë në 11 vitet e karrierës së tij si profesionist në nëntorin e 2015 përballë një tjetër boksieri anglez, Tyson Fury.

Derisa Joshua, kampion në fuqi i versionit IBF, e mbrojti titullin prillin e vitit të kaluar kundër amerikanit Charles Martin, tani do të tentojë ta bëjë këtë për herë të tretë.

Meçi mes Joshuas dhe Klitschkos, që po konsiderohet edhe meçi i shekullit në boks, fillon nga ora 22:45 sipas orës tonë lokale. 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat