Tony Bellew tallet me USB-në e Klitschkos, hamendëson se çfarë realisht ka brenda saj

Boksi

Tony Bellew tallet me USB-në e Klitschkos, hamendëson se çfarë realisht ka brenda saj

Më: 30 prill 2017 Në ora: 19:12
Sipas Klitschkos aty është parashikimi i tij dhe atë mund ta shikojë vetëm blerësi dhe kjo Tony Bellewt i duket qesharake.

Wladimir Klitschko humbi nga Anthonyu Joshuas në meçin për titujt IBO, IBF dhe WBA, por kjo sfidë vazhdon të komentohet edhe për USB-në e famshme që ukrainasi kishte shfaqur para gazetarëve në konferencën për shtypë.

Sipas 41-vjeçarit aty është parashikimi i tij dhe atë mund ta shikojë vetëm blerësi dhe kjo Tony Bellewt i duket qesharake.

Boksieri që një muaj më parë e kishte mposhtur David Hayen, para sfidës në Wembley kishte folur për USB e Klitschkos, por që tani që lufta ka përfunduar fjalët e tij ka filluar të shpërndahen edhe më shumë, posaçërisht nga fansat e Joshuas.

“Nëse dikush po sillet jashtë karakterit ai është Wladimir Klitschko. Pse ai po thotë këto gjëra tani, pse nuk e ka bërë këtë gjë kurrë më parë? Ai po ndjen presonin”.

“Është i shqetësuar, sipas mendimit tim nuk ka asgjë në atë USB, ndoshta një episod i Teletubbies (serial për fëmijë) ”, ka thënë Tony për BBCSport.

“Nuk mund ta parashikosh, është një arsye pse 90 mijë njerëz do e ndjekin nga afër, është një arsye për shitjet rekorde dhe arsyeja është se nuk çfarë do të ndodh. Nuk e dimë sa i mirë është Joshua dhe nuk e dimë se çfarë ka mbetur në Klitschkon”, ka shtuar Bellew para sfidës dhe tani duket se ka pasur të drejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat