Çfarë ndodhi me Joshuan nga raundi i gjashtë deri në atë të 11-të?

Boksi

Çfarë ndodhi me Joshuan nga raundi i gjashtë deri në atë të 11-të?

Më: 1 maj 2017 Në ora: 15:09
Anthony Joshua

Anthony Joshua është rikthyer të flasë për nokautin në raundin e gjashtë, ku britaniku ndihej tejet i lodhur dhe nuk e mbanin këmbët.

Kampioni i botës, Anthony Joshua, ka shpjeguar se çfarë ndodhi me të në raundin e gjashtë, ku u nokautua nga Wladimir Klitschkov, një raund pasi ai nokautoi ukrahinasin.

Joshua ka treguar se në atë moment vetëm dëshironte të mbrohej dhe të mbledh energji, të cilën e humbi në raundin e pestë pasi nokautoi Klitschkovin.

“I ka goditjet e mira por ja aq të forta sa të më rrëzojë”, tha Joshua pas nokautit në raundin e gjashtë.

“Ndihesha shumë i lodhur, këmbët nuk më mbanin, por di si të mbrohem dhe ti shmangem goditjeve”, shtoi ai.

“Kështu që vetëm iu shmanga goditjeve të shumta të tij dhe ai vazhdimisht tentonte. Për këtë ai në ndërkohe u lodh derisa unë vetëm sa forcohesha deri në raundin e 11”, deklaroi më tej Joshua në një intervistë për Sky Sports.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat