Joshua: Prioritet për mua mbetet dueli në Amerikë

Boksi

Joshua: Prioritet për mua mbetet dueli në Amerikë

Më: 3 maj 2017 Në ora: 19:46
Joshua

Boksieri britanik Anthony Joshua ka thënë se dëshiron të bëhet i famshëm edhe në Amerikë, ndaj duelin e radhës dëshiron ta zhvillojë në kontinentin tjetër.
Kështu, pas enigmës se cili do të jetë rivali i tij i radhës, për Joshua shtohet edhe një enigmë tjetër, nëse sfidën e radhës do ta zhvillojë në Amerikë apo në britaninë e Madhe, aty ku ka dueluar deri më tani dhe ka ndërtuar “perandorinë” e tij të pathyeshmërisë. Duket se vendi ky do të zhvillohet sfida e radhës së Joshua do të vendosë edhe emrin e rivalit, pasi në Amerikë duket se preferojnë më shumë ukrainasin apo boksierin vendës Deontay Wilder se sa një sfidë britanikësh me Tyso Fury. “Prioritet për mua mbetet dueli në Amerikë dhe për këtë po diskutojmë me menaxherin tim Eddie Hearn”, ka thënë Joshua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat