Joshua rrezikon që të humbasë titullin e kampionit të botës, ja shkaku

Boksi

Joshua rrezikon që të humbasë titullin e kampionit të botës, ja shkaku

Më: 4 maj 2017 Në ora: 12:11
Ilustrim

Anthonya Joshua vazhdon të komentohet në forma të ndryshme si meçi më i mirë në 20 vjetët e fundit. Ai e mposhti me nokaut në rundin e 11-të, ukrainasin Wladimir Klitschko. Ka shumë fjalë se ai mund të boksojë me këtë apo me këtë boksier, pro edhe vetë Joshua ka një dëshirë. Joshua rrezikon që të humbasë titullin IBF disa ditë pas fitores epike ndaj Wladimir Klitschkos. Suksesi ndaj boksierit ukrainas u shoqërua me fitoren e 3 brezave WBA, IBF dhe WBO.
Por rregullat e boksit kërkojnë që ai të ndeshet për të gjitha brezat që mban, teksa të radhës duhet të jenë duelet ndaj boksierit nga Zelanda e Re Joseph Parker për titullin WBO dhe Amerikanit Deontay Wilder për titullin WBC.

Bullgari Kubrat Pulev ka të drejtën që të jetë rivali i radhës për titullin IBF. Por nëse Joshua pranon revanshin ndaj Klitschkos, atëherë ai rrezikon që ta humbasë këtë titull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat