Kjo është përgjigja përfundimtare e mjekëve turq për Aziz Salihun

Boksi

Kjo është përgjigja përfundimtare e mjekëve turq për Aziz Salihun

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2017 Në ora: 12:33
Aziz Salihu me mjekun turk

Ish-boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, rikthehet në kryeqytetin e Kosovës. Ai bëri analizat e fundit në njërën nga spitalet e Stambollit në Turqi. ‘Zizi’ tregon se çfarë i thanë mjekët në kontrollet e fundit. “Mjekët turq me thanë se je shumë mirë dhe tash mund të stërvitesh, të punosh pa problem dhe po e presë edhe një vend pune në Federatën e Boksit që të kontribuoi për të mirën e boksit”, ka thënë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Falë Zotit dhe këtij doktori i cili ishte më shume se mjek për mua, shëndeti im po shkon në përmirësim e sipër. Faleminderit te gjithëve që kanë ndikuar dhe ndihmuar në shërimin tim”, shkruan fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat