Bota e boksit përgatitet për meçin Joshua-Fury

Boksi

Bota e boksit përgatitet për meçin Joshua-Fury

Më: 9 maj 2017 Në ora: 15:00
Ilustrim

Bota e boksit përgatitet për meçin Joshua-Fury, dy boksierëve britanikë të peshave të rënda. Lajmin e konfirmon vetë Tyson Fury i cili deklaroi se menaxheri i Anthony Joshua ka prenotuar stadiumin Wembley për muajin Prill të 2018-ës, një arenë spektakole për një duel të jashtëzakonshëm. Një derbi i gjithi britanik, nga i cili pritet të arkëtohet një shumë e frikshme që do të kap shifrën e 1 miliard Eurove, 300 milionë më tepër se sfida ndërmjet Mayweather-Pacquiao.

Pas suksesit të 29 prillit ku Joshua mposhti kampionin ukrainas Klitschko, në një ndeshje që i dhuroi botës emocione dhe adrenalinë, ishte vetë kampioni i saposhpallur, që në mënyrë indirekte kërkoi një përballje kundër Fury, më ketë të fundit që u tregua i gatshëm ta sfidonte. Tyson Furi nuk është ndeshur prej nëntorit 2015, viti që përkoi dhe më kapitullimin e tij përballë Vladimir Klitschko, pas nëntë vitesh dominim. 28-vjecari tani shpreson se Federata Britanike e Boksit do t’ia rikthejë licencën, pas problemeve që ka pasur me drogën, në mënyrë që të synojë të jetë ai mbreti i derbit britanik në peshat e rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat