Shala përgatitet: Do të boksoj në një peshë tjetër

Boksi

Shala përgatitet: Do të boksoj në një peshë tjetër

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2017 Në ora: 13:57
Shpëtim Shala

Boksieri i mirënjohur pejan, Shpëtim Shala, konfirmoi se në fund të muajit do të dalë në mejdan. Mirëpo, sipas tij shumë shpejt do të dihet edhe kundërshtari.

“Meçin e ardhshëm do ta zhvillojë me datën 29 korrik në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë. Në këtë meç do të boksoj në peshën super të mesme 76,2 kg dhe do të jetë ky një meç testues në peshën e re, njeherit një ristartim drejt ngritjes në renditjen botërore. Për kundërshtarin do të njoftoheni shpejt”, ka thënë Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat