Caktohet data kur Klitschko dhe Joshua do të përballën përsëri

Boksi

Caktohet data kur Klitschko dhe Joshua do të përballën përsëri

Më: 15 maj 2017 Në ora: 11:46
Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko

Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko do të përballen përsëri, kësaj radhe në Cardif të Welsit, sipas të gjitha gjasave më 28 tetor, ka bërë të ditur promotori i boksierit anglez.

“Besoj se Klitschko do të kërkojë revanshin andaj po mendojmë për datën e duelit. Stadiumi i Principatës nuk është në dispozicion për muajin nëntor andaj 28 tetori është opsion”, ka thënë Eddie Hearn.

“Dhjetori është një mundësi por nuk më pëlqen të jetë aq larg”, ka thënë ai, duke dhënë sinjalin se 28 tetori mbetet data më e mundshme kur adhuruesit e sportit mund të shohin duelin e madh të boksit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat