Klitschko ndryshon mendjen, me kë do të boksojë?

Boksi

Klitschko ndryshon mendjen, me kë do të boksojë?

Më: 16 maj 2017 Në ora: 16:16
Wladimir Klitschko

Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko duket se ka ndryshuar totalisht kurs dhe po mendon që sfidën e radhës ta bëjë me një tjetër kampion bote të peshave të rënda, amerikanin Deontay Wilder.

Ky i fundit mban titullin e kategorisë WBC dhe ashtu si Joshua është i pamposhtur në ring. Drejtuesit e WBC kanë publikuar së fundi renditjen e kësaj kategorie dhe Klitschko, 41 vjeç, ka kaluar nga vendi i 15-të në vendin e dytë. Çka do të thotë që ukrainasi ka të drejtën të duelojë me Wilder, ose të mandatohet nga WBC për të marrë titullin kampion bote të kësaj kategorie.

Klitschko, dy javë më parë, humbim duelin me britanikun Anthony Joshua në Londër, përballje që ishte e vlefshme për titujt kampionë bote në kategoritë IBF dhe WBO. Pas kësaj humbje u mendua se Klitschko do të kërkojë revanshin, sipas kontratës, por tashmë ukrainasi ka shansin të duelojë për titull ndaj Wilder. Duket se edhe amerikani është gati për një sfidë me legjendën e peshave të rënda, duke qenë se një duel me Klitschko sjell më shumë të ardhura e famë. Gjithsesi, ende nuk ka asnjë informacion të saktë se cili mund të jetë rivali i ardhshëm i ukrainasit, që ndodhet ende me pushime dhe në qershor do të vendosë për emrin e rivalit, apo do të tërhiqet nga sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat