Të merret një vendin ndaj Tyson Fury

Boksi

Të merret një vendin ndaj Tyson Fury

Më: 17 maj 2017 Në ora: 17:02
Tyson Fury

Të merret një vendin ndaj Tyson Fury. Shtyrja e seancës dëgjimore ndaj ish-kampionit të botës së boksit për peshat e rënda, nga ana e agjensisë britanike të antidopingut është e papranueshme. Kështu e ka cilësuar Frank Ëarren, një nga njerëzit më me influencë dhe promotor absolut në botën e boksit. Ndërkohë që flitet për një përballje që do të zhvillohet në Tetor, në stadiumin Ëembly, mes kampionit të sapo shpallur Anthony Joshua dhe Tyson Fury, ky i fundit ende nuk ka arritur të rimarrë licensën e boksit, pas pezullimit të bërë, pasi rezultoi përdorues i substancave të ndaluara. Frank Ëarren, i cili ka marrë përsipër organizim e sfidës, ka kërkuar që ky proces të përfundojë sa më shpejt, madje ai ka kërkuar të ndërhyjë edhe Ministri i Sporteve në britani ose ndonjë personazh tjetër që mund ti japë drejtim cështjes. Warren u shpreh se nëse ish-kampionai ka vepruar gabim të ndërrmeren masa ndaj tij, në të kundërt ti rikthihet licensa dhe ti hapet rruga derbit britanik Joshua-Fury.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat